
Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, inspektuan sot punimet për rrugën e re që lidh zonën e Lundrës me Autostradën Tiranë-Elbasan
Ndërtimi i kësaj rruge me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, bëhet me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit, si dhe me një sërë rrugësh tretësore të tjera, komplekse banimi, shkolla dhe biznese.
“Gjithë koncepti është që ta lidhim këtë zonë, që është zonë në zhvillim me pjesën e infrastrukturës kryesore dhe që do të shkarkojë një pjesë të madhe të trafikut“, tha Ristani.
“Këto rrugët janë strategjike dhe shumë të rëndësishme. Edhe puna që është puna, është shumë e mirë”, tha Rama.
Top Channel