Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të enjte, ku një shtetase e huaj është gjetur e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ajo kishte marrë me qira për 10 ditë banesën së bashku me një burrë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA