
Çështja “Veliaj” u shoqërua me debate të ashpra në “Top Story”, teksa në fokus mbetën akuzat e kryebashkiakut të Tiranës ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado.
Analisti Neritan Sejamini dhe gazetari Alban Dudushi kanë debatuar në lidhje me këto akuza dhe vijueshmërinë e reagimeve nga Veliaj për këtë çështje.
“Veliaj po bën diçka, e cila nëse i hapen rrugë, është e rrezikshme, do ta përjashtojë këtë prokuror nga çështja. Një prokuror i zoti që ty të kap në shkelje të ligjit… Veliaj nuk dihet lejuar të vazhdojë me spekulime. Cili është konflikti i interesit për tokën që bëhet fjalë, kërkesa duhet të jetë në gjykatë, ai nuk e ka çuar këtë kërkesë dhe është propagandë dhe thashetheme”, tha analisti Neritan Sejamini.
“Veliaj përqendrohet tek Ols Dado dhe konflikti i interesit, por është pikënisja e kësaj. Në versionin e tij është një shkelje… ai mundohet të tregojë pafajësinë e tij. Seanca gjyqësore kanë qenë paraprake, ai nuk ka ende akuzë. Ekziston leja që i është dhënë prokurorit është e faktuar. Ai i ka kërkuar zgjerim të lejes së ndërtimit që i është refuzuar nga Veliaj. Fakti i lejes është publikuar ka dalë, ekziston, për një pallat 8 katësh”, tha gazetari Alban Dudushi.
Top Channel