Vrasja me armë zjarri në Shkodër/ Detaje të reja, viktima u qëllua në kraharor, policia gjen një gëzhojë në vendngjarje

27/02/2025 16:35

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku një 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Ai është identifikuar si Pavlin Preka. Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa viktima është gjetur i vdekur në shtëpi nga xhaxhai.

20 vjeçari është qëlluar me pistoletë në kraharor, teksa policia ka gjetur edhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Ai nuk ka patur një punë fikse, por ka ndihmuar babanë e tij në Dukagjin me bagëtitë.

Trupi i pajetë i tij u gjet pak metra larg derës dhe se është qëlluar gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe autori ende nuk është identifikuar.

“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA