Emigrantët me dokumente të skaduara mund të votojnë në 11 maj/ Kuvendi miraton pa opozitën ndryshimet në Aktin Normativ

27/02/2025 16:00

Kuvendi miraton pa opozitën ndryshimet në Aktin Normativ, ku emigrantët me dokumente të skaduara mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Vlefshmëria e dokumenteve të skaduara të emigrantëve është e vlëefshme deri më 31 maj 2025.

Me 76 vota pro, u miratua Akti normativ nr.1 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”

Me 75 vota pro dhe 1 abstenim Akti normativ nr.2 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Me 75 pro dhe 1 abstenim u miratua Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifiimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA