“E kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykata e Lartë nuk ekziston”, Meta pasi u la në burg: Do e çojmë sa më shpejt në Strasburg

27/02/2025 14:47

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Lartë e rrëzoi rekursin dhe e la në burg.

Ai e quajti këtë proces një pengesë tjetër fiktive duke theksuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

” Ta bëjmë Shqipërinë madhështore përgjithmonë, ky është zotimi ynë, 11 maj dita historike, kaluam edhe një pengesë fiktive në Gjykatën e Lartë që nuk ekziston që të ecim sa më shpejt në gjykatën e Strasburgut, do të fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër ramaformës”, u shpreh Meta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA