Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.

Siç duket edhe në pamjet e siguruar magazina është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar por dëme të shumta materiale.

Mjete të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje janë duke luftuar për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Drejt vatrës janë nisur për t’u ardhur në ndihmë dhe 3 mjete zjarrfikëse nga bashkia Tirana dhe 1 mjet zjarrfikës nga bashkia Krujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA