Parlamenti në Britani po votonte sot propozimin e kontestuar për ‘të asistuar vdekjen’ e njerëzve, që do ta bënte atë një nga pak vende që kërkojnë t’i japin fund jetës së të sëmurëve nëse ‘e dëshirojnë’.
Deputetët votuan 330 me 275 në mbështetje të ligjit, pas një debati të gjatë dhe një fushatë disa vjeçare që prej daljes së idesë nga burime të papërcaktuara.
Ligji thotë se të sëmurët me sëmundje ‘të pashërueshme’ që u është dhënë më pak se gjashtë muaj jetë, mund ta marrin vetë këtë vendin, në prani të dy doktorëve dhe një gjykatësi.
Debati ka përçarë deputetët shumë prej të cilëve nuk arrinin dot të zgjidhnin një anë të çështjes megjithë zyrtarët u lanë “zgjedhje të lirë, pa drejtime partiake apo pasoja”, shkruan rrjeti CNN.
“Parlament është shumë i përçarë për këtë,” tha Rachael Maskell, laburiste, kundërshtare e idesë dhe procedurës. “Deputetët po tregojnë shqetësim që u kërkohet të votojnë për diçka të tillë, në një kohë kaq të shkurtër”, tha ajo.
Diskutimet e sotme në parlament kishin ngjashmëri me çështje të tjera të kontestuara si abortit apo martesat e të njëjtit seks që dalin për votim, shkruan CNN.
Mbështetësit e ligjit thonë se ndihmon pacientët me sëmundje terminale duke u kursyer vuajtje dhe degradim fizik, ndërsa kundërshtarët thonë se është kundër natyrës së njeriut dhe jetës.
Pas miratimit ne parlament legjislacioni duhet te kaloje dhe ne senat, shkruan CNN.
Top Channel