“Çfarë më bën të lumtur…”/ Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, vogëlushi Rajan Lica drithëron studion e “ArtKand” me një monolog kundër dhunës

23/11/2024 18:54

Studioja e “ArtKand” u drithërua nga performanca e vogëlushit Rajan Lica, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në fillim të kësaj jave.

Ai foli nën petkun e një fëmije, i cili dëshiron të jetë i lumtur dhe të jetojë. Në monologun kundër dhunës Rajan Lica kërkoi që prindërit, mësuesit dhe shoqëria të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Unë jam një fëmijë i lumtur , dhe të jesh i lumtur sot do të thotë të jesh i sigurt dhe i mbrojtur. Kjo gjë nis fillimisht nga familja , duke u pasuar nga shkolla e në fund nga shoqëria në tërësi.

E çfarë më bën mua të lumtur? E thjeshtë fare, atë që bën çdo fëmijë ! Mënyra se si na trajton familja , mësuesit, shokët e shoqet, ambienti që na rrethon.

Të duash e të respektosh një fëmijë , do të thotë një e ardhme pa dhunë, pa ofendime , pa të bërtitura , një e ardhme plot dashuri , që të dëgjon e të kupton, pasi kështu keni mbjell tek ne një pemë’’ afeksioni’’me rrënjë të forta dashurie , që edhe pse zgjedhim të jemi vetvetja, e bëjmë këtë pa cënuar njeri.

Ne duam të bëhemi një model shembulli i një sjelljeje të mirë , dhe kjo nis vetëm duke në dëgjuar. Ne na bëjnë të lumtur gjëra shumë të thjeshta e minimale, siç na ofron nëna natyrë, me parqet, lulet , pemët , detet e lumenjtë dhe librat që me historitë e tyre na mësojnë që heronjë pavarësisht vështirësive , më në fund ia dalin. Kaq mjafton për ne!

Në duam vetëm të dëgjohemi e të kalojmë kohë me ju ! Me ju prindërit , ju mësuesit, ju të afërmit me ju o shoqëri !
Na dëgjoni e na mirëkuptoni. Ne jemi e ardhmja dhe detyra juaj është të mbillni tek ne ‘’filiza’’ dashurie , respekti , edukimi , tolereanceje dhe vlerash morale, që Ne të mund të krijojmë një botë të denjë për brezat e ardhshëm”, tha Rajan Lica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA