Ndërpritet për disa minuta derbi i Madridit, gjithçka për shkak të tifozëve të Atletikos.

Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta dhe me rrjetat e paprekura, skuadra e Ancelotit është ajo që zhbllokon takimin në minutën 64-të. Asisti i Vinicius Junior gjen Militaon për ti dhënë avantazhin.

Pak minuta më pas janë tifozët e Atletikos të cilët kanë hedhur sende në fushë dhe paten një konflikt në distancë me portierin Courtrois të Realit, një situate që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, ku ndërhyri edhe vetë trajneri Simeone për t’i qetësuar.

Ndalimi i ndeshjes për 10 minuta është paralajmëruar si pasojë e hedhjes së sendeve të ndryshme. Nëse nuk ndalen do të jetë përfundimtare”, ishte mesazhi i spikeritg të stadiumit.

Ndërkohë që tashmë ka rifilluar gjithçka për 20 minutat e fundit të mbetura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA