“Me mikun e çmuar”, Rama takohet me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, bisedime mbi dy projekte të mëdha energjitike

24/09/2024 21:13

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, aty ku ka takuar Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber.

Ndërsa e quan një mik të çmuar, Rama shkruan se kanë biseduar për dy projekte të mëdha të energjisë që po finalizohen mes dy vendeve.

Një ndër to është krijimi i një kompanie të përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, ndërsa tjetra është ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, ka shkruar Rama, ndërsa ka ndarë një foto me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA