Drejtuesit politikë, Rakipllari: PS me “kartat” e pushtetit! Gjekmarkaj: Socialistët klientë të SPAK-ut, i kthehet Curri: Njësoj si të PD-së

09/09/2024 21:41

Në studion e Top Story sot pjesë e tryezës së diskutimit ishin listat e PD-së dhe PS-së për drejtuesit e 12 qarqeve për zgjedhjet e ardhshme.

Drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari analizoi listën e PS-së, ku tha se kryesocialisti Edi Rama luaji me “kartën” e pushtetit, duke vënë drejtues kryetarë bashkie ose ministra. Për listën e PD, Rakipllari tha se është ‘pozitive dhe përfaqësuese’.

Agron Gjekmarkaj tha se ‘simbolika’ e PS-ë është se të gjithë janë klientë të SPAK-ut, ndërsa analisti Arjan Curri tha se edhe 6 nga drejtuesit e PD-së janë ‘kontigjent’ të SPAK.

Rakipllari: Palët kanë shpallur drejtuesit e qarqeve që do drejtojnë “ushtrinë”. Të dyja palët kanë strategji krejt të ndryshme. PS është në kërkim të mandatit të katërt dhe ekipin e ka ndërtuar  mbi personazhe që kanë pushtetin lokal, kryesisht kryetarët e bashkive. Personazhe që kanë fuqi si ministra Balluku, Mazniku, Spiropali. Njerëz me portofole të rëndësishme. Risia është që janë vendosur disa kryetar bashkie në krye të qarqeve që do mbledhin vota por vetë nuk do jenë deputetë.

Gjekmarkaj: Nëse e shikon me vëmendje, kjo skuadër ka një simbolikë të veccantë. Të gjithë janë klientë të spakut, janë me vënë me poste politike, të marrim pushtetin që të mos përfundojmë

Curri: Nga 12 juaj, 6 janë të SPAK, janë kontingjent.

Gjekmarkaj: Drejtuesit e opozitës nuk janë banorë në Encrochat as të skandaleve, janë të zakonshëm

Curri: Dy prej tyre kanë akuzuar njëri tjetrin.

Rakipllari: Logjika është kjo, janë vendosur personazhe me pushtet, rezultati do përcaktojë karrierën e tyre të mëtejshme. Bëj vota, pastaj merr pushtetin. Lista e PD është me logjikë tjetër. Berisha e ka arritur objektivin e tij politik. Përfaqeson idenë për të krijuar një skuadër që mund të japë shpresë. 5 janë ata që kanë ardhur dhe janë bashkuar me PD, është listë kompromisi. Është një listë e cila nga kjo pikëpamje e objektivit politik, është listë pozitive dhe përfaqësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA