Gara presidenciale në SHBA, gazetarja Vasia në Top Story: Nëse Biden tërhiqet, mund t’i ndihmojë demokratët të kapërcejnë fazën e panikut

10/07/2024 21:56

Gazetarja e Top Channel, Irida Vasia, pjesë e panelit të Top Story në Top Channel tha se tërheqja e Joe Biden nga gara do t’i ndihmonte demokratët të kapërcenin fazën e panikut.

Ajo theksoi se kjo është hera e parë që i shikon demokratët të dalin dhe të shprehen hapur që Biden duhet të lërë garën.

“Ndoshta moralisht ai duhet ta kishte bërë këtë hap, të ndihmojë edhe partinë e tij, për aq kohë sa unë i kam mbuluar lajmet e zgjedhjeve në Amerikë. Kjo është hera e parë që shikoj demokratët të dalin dhe të shprehen që Biden duhet të lërë garën.

Publikisht nuk ishin prononcuar ndonjëherë kështu, pavarësisht se cili ishte qëndrimi i publikut që ka pasur vazhdimisht dyshime se ajo që pamë në 27 qershor ishte e fundit e një serie incidentesh, video që janë bërë edhe meme. Ai mund t’i ndihmojë demokratëtë të kapërcejnë fazën e panikut, se kjo ka përfshirë edhe figura të tjera përveç bazës. Ka një problem Teknik, ndoshta është pak vonë sepse konventat e partive atje janë ato që zyrtarizojnë kandidatët”, tha Vasia.

 

 

Top Channel