Surpriza në zgjedhjet në Francë, reagon Presidenca: Macron po analizon rezultatet

07/07/2024 21:24
Macron refuzonte sot si “qesharake” pretendimet e ministrit rus të mbrojtjes se Ukraina e Franca kanë luajtur rol në sulmin e rëndë terrorist të muajit të kaluar në një sallë koncertesh në Moskë.

Presidenti Emmanuel Macron, sipas CNN, është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme, sipas  Presidencës franceze.

“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se Presidenti Macron nuk pritet të flasë sonte, por kryeministri i tij Gabriel Attal do të mbajë një deklaratë.

Top Channel