“Përfituan të dënuarit për korrupsion në tendera”/ SPAK: Amnistia penale shkurtoi dënimin e dhjetëra zyrtarëve të korruptuar

Në një përgjigje zyrtare për BIRN të martën, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës më 4 prill në Kuvend.