“Resortet si i Sazanit nxisin investitorët e huaj”/ Projekti i dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, ekspertët: Rritet punësimi dhe zgjatet sezoni turistik

Shqipëria po rritet në sytë e botës, aq sa investitorë potencial e të fuqishëm si dhëndri i ish-presidentit Donald Trump projektojnë zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit dhe Zërnecit në vlerën e investimit të 1 miliardë dollarëve, mendojnë kështu ekspertët e turizmit vendas.