Foto ilustruese

Një 24 vjeçar ka përfunduar në spital, pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Gjatë kontrollit të njërit prej tyre është gjetur një pajisje elektroshok, e cila dyshohet se ka plagosur të miturin.

14 vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel