Sherr mes dy personave në Unazë të Re/ E pranishme edhe gruaja shtatzënë, përfundon në spital

10/06/2023 20:23

Dy persona janë konfliktuar në Unazë të Re dhe kanë përfunduar në spital ku po marrin mjekim.

Në urgjencë ndodhet edhe gruaja shtatzënë e njërit prej tyre, e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel