Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se me Ligjin e Pagave që tashmë ka disa muaj që është në fuqi, mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë u janë siguruar paga më të dinjitetshme, teksa mjeku specialist në Kosovë me këtë ligj ka një nga pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Kurti i bëri këto komente gjatë takimit me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri.

Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë këtij takimi, u fol për rëndësinë e dialogut social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave dhe kontratën kolektive.

“Të dy palët u dakorduan për dinamizim të këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

Top Channel