“Lëpin aty ku pështyn”/ Luizi foli keq për Për’puthen, ja çfarë komenti ka ai sot

09/06/2023 18:49

Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist i emisionit Për’Puthen, emision ky për të cilin shpesh herë brenda shtëpisë ka sulmuar konkurrentet e Big Brother për pjesëmarrjen e tyre.

Edhe moderatoja Bora Zemani, ka reaguar në një story në Instagram ku tha se përse duhet t’i përmendet vajzave se kanë qenë në një format si Për’ Puthen dhe jo Kristit, i cili ka qenë pjesëmarrës në një emision me të njëjtën temë.

“Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e dua fort”, tha Luizi.

Çfarë këshille do t’i jepje protagonistëve?

“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalët do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse se ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”, u shpreh ai.

Këngëtari i pyetur nëse ka pirë kafe me Efin tha që nuk ka pasur kohë por do e pijë.

“Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin. “Do e pi kafen, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë“, tha Luizi.

Në një nga mesazhet e ndjekësve të Për’Puthen thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë”.

Luizi u përgjigj: “Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj, dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve, dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi.”

Top Channel