Aksident në autostradën Fier-Lushnjë/ Makina përplaset me kamionin, zjarrfikësit në përpjekje për të nxjerrë shoferin e bllokuar

09/06/2023 17:30

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në Bypass-in e Fierit.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një kamion tip “Benz” me drejtues 45-vjeçarin GJ. N., dhe një mjet i vogël transporti me drejtues 60-vjeçarin G. S.

Drejtuesi i mjetit të vogël ka ngelur i bllokuar brenda në mjet, ndërsa policia dhe zjarrfikësit punuan për të nxjerrë drejtuesin e mjetit që është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”

Top Channel