Tiranë/ Goditi me thikë gjatë konfliktit një 20-vjeçar, arrestohet i mituri

08/06/2023 17:29
Foto ilustruese

Një i mitur është është arrestuar pasi ka goditur me thikë një 20-vjeçar.

Kjo ndodhi gjatë një konflikti mes dy të rinjve ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta.

Specialistët e Komisariatit Nr. 2 vunë në pranga 17-vjeçarin banues në Tiranë. Ndërsa si pasojë 20-vjeçari A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: “Tiranë/ Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë. 17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Top Channel