Azilkërkuesit sulmon me thikë fëmijët, shokohet Franca: Të miturit luftojnë për jetën!

08/06/2023 12:54

6 persona, 4 prej të cilëve fëmijë kanë mbetur të plagosur në juglindje të Francës nga një burrë i armatosur me thikë, i cili i sulmoi teksa të miturit po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze.

Tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën. Sulmi ndodhi në qytezën e qetë Annecy, në afërsi të kufirit me Italinë dhe Zvicrën. I dyshuari, i prangosur në vendngjarje, it tha policisë ishte azilkërkues sirian. Ai ka shënjestruar fillimisht fëmijët, e sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Demanin, vetëm “falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë”, i dyshuari u neutralizua shpejt pasi u qëllua në këmbë, duke shmangur kështu një tragjedi edhe më të madhe.

Dy prej fëmijëve dhe një i rritur po luftojnë në spital për jetën, thanë burime te sigurisë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar, edhe pse aktualisht, sulmi nuk thuhet të ketë sfond terrorist.

“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, shkroi Macron në Twitter. Kryeministrja Elisabeth Borne njoftoi se po përgatitet të vizitojë vendin e ngjarjes, ndërsa pas lajmit, deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje.  “Shpresojmë që ky sulm tejet serioz të mos ketë pasoja që ta dërgojnë vendin në zi”, u shpreh kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet. Identiteti i sulmuesit është duke u verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk është konfirmuar ende.

Franca ka qenë disa herë shënjestër e sulmeve ekstremiste gjatë dekadës së fundit, përfshirë atë të vitit 2015 ndaj revistës Charlie Hedo, sulmin e të njëjtin vit në stadiumin kombëtar dhe sallën e koncerteve në Paris, si dhe sulmin në Nicë në vitin 2016, ndaj dhe episode të tilla dhune rikthejnë menjëherë në kujtesën e franceze ngjarje të dhimbshme të lidhura me terrorizmin.

Top Channel