Rrëzohet një helikopter në detin Jon, në afërsi të ishullit Kefalonia

08/06/2023 11:11

Një helikopter është rrëzuar në një fushë në Klishima, në ishullin grek Kefalona.

Piloti dhe një person tjetër të moshës 60 dhe 70 vjeç ishin në bordin e helikopterit dyvendësh dhe sipas mediave greke, ata u dërgruan në spitalin e Argostolit me plagë të lehta.

Shkak i rrëzimit të helikopterit dyshohet se ka qenë një defekt në motor, sipas forcave zjarrfikëse.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel