Deputeti demokrat, Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta.

Ai ka akuzuar zv. kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn se po i heq të drejtën e fjalës, pasi i është fikur mikrofoni.

Deputeti ka kërkuar që të mos i ndërpritej fjala dhe i ka rënë tavolinës.

Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg.

Ermonela Felaj: Nuk është problem për ne ajo punë, zoyi Naço nga vendi. Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin mund  t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush.

Top Channel