Nuk votuan për hapjen e garës për kryetar! Mbështetësit e Bashës mësyjnë në mbledhjen e Kryesisë, kërcënojnë deputetët e PD

07/06/2023 10:14

Incident në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Disa nga deputetët demokratë janë përballur me kërcënimet dhe ofendimet e militanteve të Lulzim Bashës, pasi nuk morën pjesë në hapjen e garës për kryetarin.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, deputetët Helidon Bushati, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja dhe Bledion Nallbati, janë ofenduar keq nga mbështetësit e Bashës sapo kanë dalë nga mbledhja. Më pas, militantët kanë vërshuar për t’u përplasur me deputetët në ambientet e brendshme të godinës.

Top Channel mëson se emrat që nuk kanë votuar për hapjen e garës për kryetarin, duke mos marrë pjesë në momentin e votimit janë:

  1. ENKELEJD ​ALIBEAJ
  2. FLUTURA​ AÇKA
  3. JEMIN ​GJANA
  4. TAULANT ​ZENELI
  5. ENDRI​​ HASA
  6. INDRIT​ SEFA
  7. KRESHNIK​ ÇOLLAKU
  8. ROLAND ​BEJKO
  9. GENTIAN ​GABA
  10. AGRON​ KAPLLANAJ
  11. ARBI​​ AGALLIU
  12. FITIM ​​ZEKTHI
  13. GAZMEND ​KODUZI
  14. MERITA​ BAKIU
  15. ORJOLA​ PAMPURI
  16. TAULANDA ​JUPI
  17. XHEMAL ​GJUNKSHI

Ndër emrat që nuk votuan për hapjen e garës për kryetar ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit braktisi mbledhjen para votimit, pasi nuk ishte dakord.

Hapja e garës për kryetar në PD u bë pasi Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga funksionet e saj në parti. Në mbledhjen e Kryesisë dy deputetë: Jonila Godole dhe Flamur Hoxha, votuan kundër dhe 3 prej tyre Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebia, kanë absenuar.

Mbledhja maratonë, e cila nisi në orën 17:00 pasdite, ka zgjatur 10 orë, duke përfunduar në orën 02:00 pas mesnate.

Top Channel