Biznesmeni finlandez merr gjobën rekord €121,000 për shpejtësi në timon (fotot)

06/06/2023 17:34

Anders Wiklöf ka viktimë e sistemit të gjobave bazuar në masën e te ardhurave dhe rëndësinë e shkeljes.

Një biznesmen milioner në Finlandë ka marrë së fundmi një prej gjobave më të larta në botë për drejtim me shpejtësi të makinës, në vlerë €121,000– pasi po drejtonte 30km/h në shumë se limiti, teksa sistemi i përdorur ne vend bën që gjobat të llogariten si një përqindje e të ardhurave të shkelësit.

“Më vjen keq për cështjen,” tha 76 vjeçari Anders Wiklöf, për rrjetin vendas Nya Åland, në rajonin balltik të Ishujve Åland. “Unë sapo kisha nisur të ulja shpejtësinë por besoj se nuk e bëra aq shpejt sa duhet, kështu që e pësova”.

Wiklöf, pronar i një kompanie me xhiro vjetore  €350milionë tha se limiti i shpejtësisë kishte ndryshuar nga 70km/orë në 50, edhe pse ai ishte sinjalizuar kur po ecte me 82km/orë.

Siç bëhet shpesh në rajonin nordik gjobar e trafikut bazohen në masën e shkeljes dhe në të ardhurat e shkelësit, të cilat policia i kontrollon menjëherë nga të dhënat taksore të qendrës.

Sipas sistemit finlandez  gjoba ditore llogaritet me të ardhurat ditore të shkelësit, pas zbritjes së taksave.

Fakti se Wiklöf ishte gjobitur dy herë më parë ishte një faktor përkeqësues prandaj dhe iu hoq patenta për 10 ditë.

Biznesmeni ishte gjobitur €63,680 në vitin 2018, pesë vite pas një gjobe prej €95,000 për të njëjtën arsye

Ai tha se shpresonte që paratë e gjobës së tij të shpenzoheshin në mënyrë të dobishme.

“Kam dëgjuar se qeveria kërkon të kursejë €1.5 miliardë për shëndetësinë në Finlandë, kështu që shpresoj që kjo të mbyllë ndonjë vrimë”.

Edhe në vitin 2002, Anssi Vanjoki, drejtor i lartë i Nokia, u gjobit me €116,000 pasi u kap duke ecur me motorin e tij me shpejtësi 75km/orë në një zonë me limit 50km/orë.

Zvicra gjithashtu operon një sistem proporcional gjobitjeje me të ardhurat, të ngjashëm me Finlandën.

FOTO GALERI
1/3
Wiklöf (qender) pronar i një kompanie me xhiro vjetore €350milionë tha se limiti i shpejtësisë kishte ndryshuar

Top Channel