Ryshfet Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë! Lihet në burg Silvi Shehi, lirohet Vladimir Topi

06/06/2023 13:41

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Vladimir Topin dhe “arrest me burg” për inxhinierin e firmës “DRICONS”, Silvi Shehi.

Inxhinieri Shehi nuk e ka pranuar akuzën për korrupsion. Kam bërë detyrën është shprehur ai para gjykatës.

“Më thanë çoi këto letra dhe kam kujtuar se ishin dokumenta. S’kam bërë korrupsion”- është shprehur ai.

Ndërsa për Vladimir Topin, duke qenë se ai është mbi 70-vjeç, mbrojtja kërkoi masë më të butë për klientin e tyre me argumentin se është i moshuar.

Shtetasit akuzohen se i kishin paguar 330 mijë lek ryshfet Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Firma me administrator Vladimir Topin ka fituar plot 213 kontrata publike me qeverisjen vendore, nga të cilat ka përfituar më shumë se 36 milionë lekë. Fitimet e kësaj firme, që paguante për të fituar tenderin, janë dyfishuar gjatë vitit 2021.

Numri më i madh i kontratave ishte me qeverisjen vendore në Malësinë e Madhe, Shkodër dhe Krujë.

 

 

Top Channel