“Ekspertë të huaj për verifikimin e pajisjeve”, KAS rrëzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për Kamzën

06/06/2023 14:06

KAS rrëzon kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për marrjen e një eksperti të huaj për ekspertimin e pajisjeve elektronike për bashkinë e Kamzës.

Për kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës dhe ripërsëritjen e tyre, vendimi do të jepet nesër nga KAS në orën 10:45.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, Arjan Hoxha: Dua të sqaroj që vendimi i KAS nuk është marrë akoma, u shpreh vetëm për një kërkesë tonën që absolutisht ishte kërkesë legjitime. Kërkesë që bashkë me vendimin përfundimtar ne do ta ankimojmë me atë pjesë që ne nuk do të jemi dakord nga vendimi i nesërm, nuk dua ta paragjykoj vendimin, do presim ditën e nesërme. Cenimi i votimit të lire dhe të fshehtë dhe leximi i tyre janë prekur në mënyrë masive së paku në bashkinë e Kamzës në date 14 maj. Ne do shterojmë çdo rrugë ligjore të mundshme por pse jo edhe instancat ndërkombëtare.

Kamza është një nga tri bashkitë e vendit ku u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Top Channel