Juristi Kreshnik Spahiu tha se arrestimi i Vangjush Dakos nuk ishe një rastësi sepse ndodhi pas lirimit të Saimir Tahirit dhe deklaratave të Ambasadës Amerikane, dhe se ish-kryebashkiaku i Durrësit nuk është shpallur fajtor sot.

“Kemi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Duhet të kuptojmë që sot nuk është deklaruar fajtor ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, sot është vendosur një masë sigurimi që është masa më e rëndë “arrest me burg”, deri në procesin e hetimit, ndalimin për gjykim. Do ketë një gjykatë nëse ka prova apo jo, por ka dyshime sipas gjykatës që ka vendosur sot një masë sigurie”, tha Spahiu.

“Në drejtësi nuk ka rastësi, të gjithë kishin paralajmëruar që pas zgjedhjeve do kishte arrestime. Dhe ndodhi pas zgjedhjeve. Rastësia e dytë ndodhi 48 orë pasi u lirua Saimir Tahiri. E treta ndodhi 48 orë pas mesazhit të ambasadores amerikane, ku i bëri presion qeverisë që një shtet i NATO-s nuk mundet të aplikojë këto procedura kërcënuese. Kemi të bëjmë me një veprat penale që është kryer në 2011, përpara 12 viteve. Unë përmenda disa rrethana të veçanta politike, sociale po edhe ligjore, që hedhin hijet e dyshimit. Unë mendoj që nuk është rastësi”, shtoi juristi.

Top Channel