Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull, viktimë e të cilit ka mbetur një fëmijë që ndodhej aty pranë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin Erion Hajdini, 30 vjeç, është përplasur një tjetër makinë me drejtues 63-vjeçarin, Naim Allmeta, në rrugën “Shkëndija”.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugën pranë shtëpisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel