Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën! Dëmtohen rëndë pesë persona, mes tyre një e mitur

03/06/2023 21:23

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke dëmtuar disa persona.

Në informacionet paraprake të dëmtuarit janë dërguar në spital, ndërsa dy personat e tjerë që mbetën të bllokuar në mjet u nxorën nga aty.

Gjendja e tyre është e rëndë, përfshirë edhe një të mitur që ndodhej në mjet. Në fotot dhe pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se njëra nga makinat është dëmtuar shumë, si pasojë e përplasjes.

Makinat e aksidentuara përfshijnë një “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura (familje), banuesë në Shëngjin, dhe mjetin tip “BMW” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S., banuese në Kosovë.

Njoftimi policisë: 

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në autostraden “Rruga e Kombit”, në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip “BMW” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel