Aksident në aksin rrugor Korçë-Bilisht, përplasen dy “Benz-a”/ Njëri nga shoferët në gjendje të dehur

03/06/2023 10:38
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Korçë ku për pasojë është lënduar një shofer.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll.

Një 33-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M. Ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Sipa policisë, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 30-vjeçari R. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu:

U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për M. M., 20 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi në rrugën “Ziçisht-Bilisht”, pranë fshatit Fitore, Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M. M., 52 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila pas marrjes së mjekimit në spitalin e Bilishtit, u largua në banesë. 20 vjeçari M. M., pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u identifikua dhe shoqërua nga shërbimet e Policisë.

Policia Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për D. S., 26 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 63-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për M. T., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, një 29-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel