Zelensky reagon ashpër pas komenteve për kundërofensivën ukrainase: Ky nuk është një film!

02/06/2023 18:13

Presidenti Volodymyr Zelensky është përgjigjur ashpër sa i përket pyetjeve të shumta se kur mund të fillojë kundërofensiva e shumëpritur ukrainase.

“Ky nuk është një film”- tha Zelensky, çka nënkupton se duhet të përputhen të gjithë faktorët para se të nis kundërsulmi i shumëpritur ukrainas – i cili duket se po merr formë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin estonez Alar Karis sot në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha: “Ky nuk është një film. Është e vështirë për mua të them se si do ta shihni kundërsulmin.”

Zelensky tha se “gjëja kryesore” me kundërsulmin është se “Rusia jo vetëm që e sheh atë, por edhe e ndjen atë. Sidomos po flasim për ato trupa që kanë pushtuar territorin tonë.”

De-okupimi i territoreve tona është qëllimi i kundërofensive”- tha ai.

Sulmet ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë janë shtuar gjatë muajit të kaluar teksa afrohet kundërofensiva.

Top Channel