Postuan detaje në internet për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, masë arresti për 4 blogeret! Të rejat përballen me 8 vite burg

02/06/2023 17:26

Katër blogere femra janë vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 24 orë pasi u akuzuan për filmim dhe postim të punës së mbrojtjes ajrore të Ukrainës. 

Përmes një artikulli, Ukrainska Pravda shkruan se Inna Chernetska (Voronova), Daria Semenchenko, Olha Didovets dhe Liudmyla Nuzhna akuzohen për filmime gjatë sulmit rus në Kiev më 16 maj.

Zyra e Prokurorit të Qytetit të Kievit tha se seancat u mbajtën me dyer të mbyllura pasi dosja e çështjes përmbante informacione për vendin e vendosjes së sistemit të mbrojtjes ajrore.

Zonja Semenchenko i tha gjykatës së qarkut Solomianskyi të Kievit se nuk kishte shpërndarë asnjë nga pamjet në mediat sociale, por ia kishte kaluar atë administratorit të një mesazheri të njohur ukrainas të Telegramit “e bindur se ai do t’i mbulonte pamjet filmike përpara se t’i postonte”. 

Avokatët e zonjës Chernetska gjithashtu thanë se klientja e tyre nuk kishte asnjë qëllim keqdashës.

Katër blogeret mund të përballen me tetë vjet burg për akuzat që rëndojnë mbi to.

Top Channel