Qindta qytetarë malazezë u mblodhën përpara një kishe në Podgorivë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës.

Edhe pse një tubim nuk pati fjali, pjesëmarrësit vazhdimisht thërrisnin se “Kosova është zemra e Serbisë” , ndërsa mbanin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Mali i Zi – Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Thirrjet për të marrë pjesë në tubim ishin përhapur përmes rrjeteve sociale. Thuhet se mitingu u organizuar nga një grup qytetarësh, por nuk dihet me saktësi se kush qëndron pas tyre.

Në protestë morën pjesë edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviç nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçic nga Mali i Zi i Vërtetë, si dhe kryesuesi i listës zgjedhore të Koalicionit Popullor, Dejan Vukshiç. Në 20 maj, në Malin e zi bëri betimin kreu i r ii shtetit, Jakov Milatoviç, i cili u zotua për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Europian, por edhe me shtetet fqinje në rajon.

Pavarësisht zotimeve të presidentit pro-serb se do ta bashkojë vendin, mjaft analistë megjithatë u shprehën skeptikë e thanë se me shumë gjasë, vendi do të pllakoset nga kriza institucionale dhe polarizime ndëretnike.

Top Channel