Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shijakut.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen Popullore të Shijakut. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia pasi e ka identifikuar autorin po punon për kapjen e tij.

Lidhur me ngjarjes, policia vendore bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në Shijak, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shtetasi E. H., 38 vjeç  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor  po vijon punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shijak/Plagosi me armë zjarri një 50-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon punën intensive për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar. Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10, në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel