Operacioni i polumbarëve për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit të mbytur në lumin Mat.

Strukturat e MC të bashkisë Kurbin thanë se operacioni nga ekipi i polumbarëve është ndërprerë, për të filluar ditën e nesërme.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë tre të rinj duke zënë peshk. 22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Viktima është Valentin Nikolli nga Fushë Miloti.

“Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, sipas policisë.

 

 

Top Channel