Inside Story/ Ekskluzive! “Çfarë bën ashtu…?” Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vrasjes së Fatjonit

31/05/2023 21:19

Një prej adoleshentëve në grupin e Ergit, jep një dinamikë më të detajuar mbi atë që ndodhi gjatë momenteve fatale.

Djaloshi tjetër nga fshati Drizë sqaron se ata ishin afruar me presion dhe agresivitet duke zbuluar thikat dhe dorezat.

“Sapo Ergi na ka parë ka veshur dorezat dhe ka nxjerrë thikën dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë : kush kishte sherr me Orgiton këtu? Ndërkohë që Orgito me Qetsorin po mundoheshin të sqaronin muhabetin, afrohet një djalë me kaçurrela dhe i thotë Ergit pse e ke nxjerrë thikën apo për presion dhe e shau. Ergi ju kthye duke e goditur me thikë në pjesën e barkut. Ndërkohë mua më erdhi dikush tjetër dhe më gjuajti me grusht në bark dhe unë ju kundërpërgjigj me grusht se dorezën e kisha në xhep. Më vonë pashë Ergin që po mundohej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky është larguar me vrapë. Më pas kapa Ergin dhe i thash çfarë bën ashtu dhe u larguam me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës”, ka dëshmuar një prej adoleshentëve që ka qëne pjesë e grupit të ngjarjes.

Personi tjetër që është goditur me thikë sipas kësaj dëshmie më sipër është kushëriri I Fatjonit, Marko I cili mbeti I plagosur.

Pas situatës kaotike të dhunës, adoleshenti Ergi, nuk e kishte kuptuar ende nëse e kishte goditur personin tjetër. Kjo, zbulohet nga kryqëzimi i dëshmive.

“Gjatë rrugës më ka treguar thikën e gjakosur duke më thënë më duket se i kam gjuajtur atij çunit”, ka dëshmuar shoku i tij.

Top Channel