Hapet kutia e parë në Mallakastër/ Votat e PDIU i kishte marrë PS, mandatin e humbi “Bashkë Fitojmë”

30/05/2023 16:11

Hapja e një kutie votimi në Mallakastër nxori zbuluar deformimin e ndodhur me 14 maj në këtë Bashki.

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve veshi rrobat e numëruesit, ndërsa salla e mbledhjeve u shndërrua në një KZAZ me kërkesë të PDIU. Përfundimi i rinumërimit faktoi deformimin e rezultatit pasi 63 fletë votimi që i takonin partisë së shpëtim Idrizit ishin llogaritur në favor të Partisë Socialiste.

Me rezultatin e ri, Metës dhe Berishës i iku një mandat këshilltari, duke kaluar në favor të partisë së Shpëtim Idrizit.

Edhe pse fati nuk ishte në anën e tyre në Mallakstër, Sali Berisha dhe Ilir Meta shpresat i kanë të votat e të burgosurve. Socialistet e fituan Belshin me 40 diferencë, por 228 fletë të pavlefshme të gjetura në kutitë e votimit i dhanë shpresë humbësve për të përmbysur rezultatin përmes rinumërimit të votave në këtë Bashki, përfshirë votat e të burgosurve.

“Ne informacionin e kemi që asnjë prej zgjedhësve që ndodheshin në këtë burg nuk e kishte vendbanimin Bashkia Belsh. Kërkojmë rinumërim në të gjithë bashkinë për fituesit dhe votat e pavlefshme“, tha avokati Ivi Kaso.

“Ne jemi pro të rinumërohet dhe rivlerësohet çdo vote nëse ekziston të paktën një indicie, të paktën një shënim, apo vjen humbësi dhe thotë po kemi kqyrur pamjet dhe ka parregullsi, por të kërkosh rinumërim të gjithë KZAZ-në me arsyetim të paprovuar, unë e shoh të tepërt”, u shpreh avokati që përfaqëson PS-në, Eridian Salianji.

Vendimi për të hapur apo jo kutitë e Belshit u shty për të hënën duke i lënë kohë ankuesit që të paraqesë prova fizike pasi të ketë kqyrur pamjet filmike.

Top Channel