Redjan Rraja mohon të ketë lidhje me “Audi-n” e sekuestruar nga SPAK të Kejvina Kthellës: Ishte mjeti i saj!

30/05/2023 13:10

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, mohoi të ketë lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.

“Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë në emër e mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti“, tha Rraja.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri në 200 milion lekë të vjetra.

“Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia“, shtoi ai para togave të zeza.

Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe  1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin e tyre shtetit. Rraja mbahet në burg për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja,  ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur vetë ky i fundit, Akeksandër Laho (“Rrumi i Shijakut”) dhe viktimë shoferi Andi Maloku

Top Channel