Pavarësisht pretendimeve të të pandehurve për pafajësi çështja për inceneratorin e Fierit, nisi gjykimin ne themel dhe për 16 prej të akuzuarve përfshi dhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, si dhe për 3 subjekte juridike u pranua gjykimi i shkurtuar.

Nëse të pandehurit shpallen fajtor falë këtij vendimi do të marrin 1/3 ulje dënimi.

Çështja u veçua për Etleva Kondin, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione për të cilët do të vijojë gjykimi normal.

Në arsyetimin para togave të zeza SPAK deklaroi se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, pastrim parash dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet.

Në të njëjtën seancë  dy prej të pandehurve Arben Dervishaj dhe Regan Merdani kërkuan që çështja e tyre të gjykohej nga gjykata e Tiranës por kërkesa u refuzua nga GJKKO me argumentin se vepra penale është kryer në bashkëpunim prandaj nuk mund të hetohet e veçuar.

 

Top Channel