Policia e Kosovës njoftoi se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata këtë të diel është e qetë.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.

Më 26 maj, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave janë përdorur më herët nga strukturat paralele serbe. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policëve.

Në Zveçan pati edhe të shtëna me armë zjarri. Disa automjete policore u dogjën, ndërkaq pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve.Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre që kryetarët e rinj të veriut të hynin në zyrat e tyre.Por, faktori ndërkombëtar e cilësoi vajtjen në komunat në veri të kryetarëve të rinj si “hyrje me forcë”, duke dënuar veprimet e Prishtinës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se këto veprime do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe SHBA-Kosovë. Ndërsa Kongresisti republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit. Me anë të një postitmi në Tëitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.

Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

Top Channel