Brilindo Bushpreni nga Rrësheni, frekuenton shkollën, punon, e ndërsa kohën e lirë ia kushton pasionit të tij duke krijuar vepra të ndryshme.

Punimet e Brilindos fillojnë nga ato më të voglat si voza e deri tek kullat e vjetra  e të tjera punime të krijuara me dorë me materiale të riciklueshme.

Por si lindi ky pasion?

Çdo punim fillon nga një fotografi e cila hidhet në skic për të vijuar me punimin e plotë të projektit, ku arkitektura e vjetër është një nga arkitekturat që e pëlqen më shumë.

Një nga punimet që veçon është kulla e vjetër e familjes së tij ku na tregon hap pas hapi si ka arritur deri në përfundim të saj.

Projekti i i fundit në duart e Brilindos është Kisha e Rrubikut e cila po shkon drejt finalizimit të saj.

Top Channel