Të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve

01/04/2023 10:43

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve të arrestuar në Spanjë për shfrytëzim prostitucioni.

Dy vëllezërit A.L. dhe O. L., të cilët janë arrestuar në Spanjë në vitin 2018 për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se ata janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së drogës prej vitit 2018.

Sipas Prokurorisë, pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet  nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të një apartamenti me sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë dhe një makine tip “Audi 6”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve A.L. dhe O. L., të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Shtetasi A.L., u arrestua për V.Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. Ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale. Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit A. L. e O. L. janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre. Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të pasurive të mëposhtme: Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë dhe Makinë, Audi 6. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen Zyrat e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Top Channel