Valbona Mema flet pas vdekjes së të motrës: S’di si agravoi kështu sëmundja, nuk e prisja…

31/03/2023 12:05

Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon my french”, në Top Albania Radio ku ka folur për vdekjen e motrës së saj e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja ka rrëfyer se ka qenë e pandarë me të motrën dhe e kishe si një nënë dhe i vetmi moment që nuk ka folur me të ishte pasi u fut në shtëpinë e BBV.

 “Mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur.

Valbona është shprehur se nuk e kupton se si agravoi aq shpejt sëmundja e cila i mori jetën motrës së saj.

Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, tha Valbona Mema.

Top Channel