Lidhjet ruse të Kryemadhit, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë

31/03/2023 13:06

Kryeministri Rama ka reaguar pas fakteve të publikuara në Top Channel për financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën duke shkruar në rusisht “Oh, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë”.

Verifikimi ligjor i fakteve të publikuara në televizion kombëtar është domosdoshmëri, thekson Rama duke iu drejtuar organeve të drejtësisë se duhet të  provojnë se nuk punojnë me dy standarde.

Rama: Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet… Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!

Në adresën zyrtare të Top Channel, ka mbërritur prej disa ditësh një e mail me të dhëna sensitive, të cilat tregojnë detajet dhe provat e lidhjeve ruse, të Kryemadhit me kompanitë që janë denoncuar si sponsorë të partisë së Vladimir Putinit në Rusi.

Dosja përmban fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Monika Kryemadhi. Faktet e zbuluara tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Top Channel