Lidhjet me kompanitë ruse/ Halit Valteri sërish padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi: Gjigandët e korrupsionit

31/03/2023 22:48

Ish-deputeti Halit Valteri ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, pas lajmit të përfshirjes së Kryemadhit në financimet ruse.

I ftuar në “Zona Zero” në Top News, Valteri tregoi se kishte kallzuar për Metën e Kryemadhin me disa akuza si:

1. Korrupsion i Pasiv I Zyrtareve Te Larte Ose Te Zgjedhurve Vendore, Neni 260 Kodit Penal.

2. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, Neni 257?a Kodit Penal.

3. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Neni 287 Kodit Penal

4. Fshehja e te ardhurave, Neni 180 Kodit Penal

5. Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Neni 301 Kodit Penal.

6. Çelja e llogarive anonime, Neni 287?a Kodit Penal.

Së fundmi lidhja e Monika Kryemadhit me kompanitë ruse, është bërë kryefjalë e skandaleve politike shqiptare, ndërsa prova të reja kundër politikanes vijojnë të dalin në dritë. Pas investigimit të EU REPORTER mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan, ku rezulton nga faturat e publikuara se ish kryetarja e LSI-së ka përfituar para nga influenca ruse, më shumë se tre transferta bankare të kryera prej saj.

Dokumentet nxjerrin në pah se Kryemadhi në vitin 2017 ka marr dy pagesa nga kompania e inkoporuar në Qipro Holdem Holdings Limited, që pas saj janë biznesmenët rusë në tregun e naftës Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan.

Gjithashtu të dhënat zbulojnë se bashkëshortja e Metës ka bërë një pagesë për VRADUR HOLDINGS LIMITED, një tjetër kompani offshore që udhëhiqet nga oligarku rus VITALY SAVVIN. Pagesat justifikohen se janë kryer për shërbimet e marketingut si dhe me arsyen e “dividend për aksionerët” Por këto të dhëna nuk janë të vetmet që tregojnë se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë Shqipërisë, pasi ekskluzivisht për emisionin Top Story në Top Channel EU REPORTER deklaroi se “provat tregojnë qartë se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Zvicër.

Top Channel