Donald Trump mund të shkojë në burg, mbesa bën thirrje për festë: Ia dolëm!

31/03/2023 10:57

Mary Trump, mbesa e Donald Trump, thotë se aktakuza e xhaxhait të saj është për të bërë festë.

Përmes një postim në Twitter, zonja Trump, e cila ka shprehur hapur përbuzjen e saj për ish-presidentin në të kaluarën, tha se vendimi i jurisë së madhe është “më në fund një masë drejtësie”.

“Është zyrtare: Donald Trump është njeriu i parë në Zyrën Ovale që do të fajësohet dy herë, njeriu i parë në Zyrën Ovale që nxiti një kryengritje, së pari që humbi dy herë votën popullore dhe tani… i pari që PADITET”- shkruan ajo.

Mary Trump beson se vendimi ka marrë një kohë të gjatë për t’ia mbërritur kësaj dite.

Ne ia kemi dalë”, shton ajo. Zonja Trump thotë se po planifikon të shkruajë se si vendimi ndikon në SHBA dhe atë “personalisht”.

“Por tani për tani, le të marrim një minutë për të festuar – ne të gjithë e meritojmë këtë,” shkroi ajo.

Vlen të theksohet se, Mary Lea Trump është një psikologe dhe autore amerikane, dhe njëherazi mbesa e ish-presidentit Donald Trump. Ajo ka qenë kritike ndaj tij, si dhe ndaj pjesës tjetër të familjes Trump. Libri i saj i vitit 2020 për të dhe familjen, “Too Much and Never Enough”, shiti gati një milion kopje në ditën e publikimit.

Lexo edhe:

Çfarë mund të ndodhë me procesin ligjor kundër Trump dhe sa ndikon ai në rikandidimin e tij për President

Top Channel