Sera me kanabis në Velipojë/ Asgjësohen mbi dy mijë fidanë, arrestohet 55-vjeçari, një tjetër në kërkim

30/03/2023 11:38

Dy sera ku kultivoheshin bimë kanabisi janë gjetur në Velipojë. Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në fshatin Luarzë, janë gjetur 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas.

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, janë gjetur 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

55-vjeçari me iniciale F.B. është arrestuar, ndërsa 37-vjeçari me iniciale Xh.B.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkoitke”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Top Channel